2013-07-31 15:44:04

Indi. Dhunë kundër të krishterëve në Karnataka


Në shtetin e Karnatakës në Indi vazhdon dhuna kundër të krishterëve. Ultranacionalistët hinduistë të Partisë “Bharatiya Janata Party” përpiqen ta bëjnë për vete popullsinë me çdo lloj mjeti, pas humbjes së rëndë në zgjedhje. Ngjarja e fundit ka ndodhur më 25 korrik. Një grup ekstremistësh hinduistë hyri në kishën e pastorit pentekostal Raju, ku po mbahej një takim lutjeje me rreth 40 besimtarë. Ekstremistët hodhën baltë në ushqimin e tyre dhe e akuzuan pastorin se i kthente njerëzit në krishterim, duke u dhënë para. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh për herë të parë. Kujtojmë tetorin e vitit 2012, kur disa ultranacionalistë hinduistë u kërkuan të krishterëve t’i paguanin taksë tempullit hindu e kur këta kundërshtuan, i rrahën për vdekje.







All the contents on this site are copyrighted ©.