2013-07-30 16:09:54

Osservatore Romano: ai i Papës në Brazil qe një udhëtim programatik


“Një udhëtim programatik” me “reflektime programatike “ besuar “mbarë Kishës, që të di të dali nga vetvetja e të kumtojë Ungjillin”. Kështu shkruan gazeta l’Osservatore Romano, në editorialin e drejtorit saj Giovanni Maria Vian, kushtuar udhëtimit të parë ndërkombëtar të Papës Françeskut. Një udhëtim jo i planifikuar nga Papa pse ishte caktuar prej kohe nga paraardhësi tij”. Një rrugëtim që “i mundësoi ipeshkvit të Romës ardhur gati ‘nga fundi i botës’ jo vetëm për t’u kthyer në Amerikën Latine të tij, por edhe për t’u prezantuar së bashku me gjeste e me fjalë kaq të qarta e koherente aq sa mund të konsiderohen si programatike”.
“Sipas rregullit – lexohet në l’Osservatore Romano – është enciklika parë e një Papa ajo që përshkruan e ravijëzon shqetësimet dhe synimet kryesore të një papnie, e sigurisht që enciklika ‘Lumen Fidei’ mund të lexohen edhe në këtë këndvështrim. Por dokumenti paraqet sidomos përgjigjet e menjëhershme ndaj një situata të paprecedentë si tërheqja e Benediktit XVI. E vërtet pasardhësi i tij vendosi ta bëjë të veten enciklikën, teksti i së cilës pothuajse ishte i përfunduar e të cilën e kompletoi personalisht. Doli kështu në pah një sinjal tejet i fortë i vazhdimësisë që ripohon, sigurisht sipas tipareve të natyrshme të personave, një sintoni e përplotësim që vetvetiu duket qartë”. Udhëtimi i parë ndërkombëtar i Papës Françeskut “jo rastësisht u parapri nga urgjenca e atij udhëtimi bërë në Lampedusa, që fliste aq fortë për viktimat e njërës prej tragjedive më të dhimbshme të kohës sonë. Itinerari pastaj – nënvizon Vian - nuk përfundoi vetëm me pjesëmarrjen në këtë ‘jave të rinisë’ tejet të suksesshme në Rio, por me vendim të Papës “përfshini edhe momente tjera me një domethënie të fortë”, ndër to kujtojmë vizitën papnore në spitalin e Shën Françeskut e atë në favelën e Varzhinjës. Dy momente tjera domethënëse të këtij shtegtimi papnor në Rio de Zhanjero qenë takimi i Atit të Shenjtë Bergoglio me ipeshkvijtë dhe dialogu me gazetarët gjatë udhëtimit, “duke konfirmuar, në plane të ndryshme, dy zgjedhje apo përcaktime strategjike të papnisë së gjysmës Nëntëqindës, që tani ipeshkvi i Romës ka ndërmend t’i zhvillojë me theksime personale tejet efikase: komunikimi mediatik e metoda sinodale”.







All the contents on this site are copyrighted ©.