2013-07-30 15:45:10

Campus Fidei në Rio do të marrë emrin e Papës Françesku


Campus Fidei - zona e Guaratibës, në perëndim të Rio-de-Zhanejros, ku duhej të ishte zhvilluar mbrëmësorja e lutjes dhe mesha përfundimtare e DBR-së në Brazil – do të bëhet lagje me shtëpi popullore, sipas vendimit të kryetarit të bashkisë, për të cilin ju kemi njoftuar në emisionet e kaluara.
Por jo vetëm kaq. Ajo do të marrë emrin “Fusha e fesë e Papës Françesku”. 3,5 milion metra katrore do të vihen në dispozicion për ndërtimin e shtëpive, ku do të strehohen 20 mijë familje të varfëra të rajonit. Kujtojmë, se veprimtaritë e parashikuara në këtë fushë u zhvendosën në plazhin Kopakabana, për shkak të kohës së keqe.







All the contents on this site are copyrighted ©.