2013-07-29 16:01:15

Kardinali Dziwisz: zgjedhja e Krakovit në vazhdimësi me veprën e madhe të Gjon Palit II


Entuziazëm i madh i të rinjve polakë në plazhin e Kopakabanës në Rio de Zhanjero, kur Papa Françesku njoftoi se Dita e ardhshme Botërore e Rinisë do të zhvillohet pas tre vjetësh në Krakov të Polonisë. Në mikrofonin e RV, edhe kryeipeshkvi i Krakovës, kardinali Stanislav Dziwisz, i pranishëm në Meshën që mbylli Ditën e 28-të Botërore të Rinisë në Rio, shpreh gëzimin e tij:
E kemi pritur gjatë këtë moment. Është një entuziazëm jashtëzakonisht i madh jo vetëm në rininë polake, por edhe tek të gjithë të rinjtë e pranishëm këtu në Rio. Jam i sigurt që në këtë çast në Krakov gëzimi është i papërmbajtshëm, sepse të gjithë janë thellësisht të prekur nga dashuria e Krishtit. Është një dhuratë për Kishën e një lavd Krishtit. Ky vendim është shprehje falënderimi Hyjit për kanunizimin e ardhshëm të Gjon Palit II. Është një akt që vihen në vazhdimësi me veprën e madhe të Gjon Palit II: një thesar që duhet ta çojmë përpara”.







All the contents on this site are copyrighted ©.