Lutja përfundimtare e Udhës së Kryqit kremtuar në Rio nga të rinjtë me Papën Françesku
O Zot, Shëlbues i njerëzimit! Me krahët e hapur nga maja e Korkovados ti
përqafon mbarë popujt. Me flinë e Pashkëve tua na prive, përmes Shpirtit në
takim bijnor me Atin! Të rinjtë, që ushqehen me korpin tënd, o Zot, të presin
tek Fjala. Të gjejnë tek i afërmi. E kanë nevojë, për mëshirën tënde pa
cak që të nisen nëpër botë, porsi dishepuj e porsi misionarë të ungjillëzimit
të ri!