2013-07-26 12:37:06

“Kuinta da Boa Vista” (Ferma e Panoramës së Bukur)


Pyll madhështor në fillim, ishte pronë e Shoqërisë së Jezusit (shek XVI-XVII). Pas dëbimit të jezuitëve nga Brazili, zona kaloi në dorën e pronarëve të ndryshëm privatë. Seli zyrtare e familjes perandorake, nën Perandorinë braziliane (1822-1889), sot është park komunal, që strehon Bioparkun e Rios dhe Muzeumin Kombëtar me të njëjtin emër, drejtuar nga Universiteti Federal i Rios. Është institucioni i parë shkencor në vend, i pari Muze i Historisë Natyrore dhe Antropologjike në të gjithë Amerikën Latine.
Papa do të hyjë, me makinën e tij, nga porta kryesore e Parkut, ku janë vendosur edhe rrëfyestoret e shumta, për t’u ndaluar tek rrëfyestorja e caktuar për të.







All the contents on this site are copyrighted ©.