2013-07-26 17:23:50

Zhvendosen në Kopakabana Mbrëmësorja e Lutjes dhe Mesha e DBR-së, për shkak të kohës së keqe


Reshjet, që s’kanë pushuar këto ditë në Rio, dëmtuan rëndë tribunën monumentale, ku do të kremtoheshin dy ngjarjet kryesore të DBR-së: Mbrëmësorja e lutjes dhe Mesha përfundimtare. Prej këndej, dy ngarjet e mëdha do të kremtohen në sheshin e Kapakabanës, e jo në Guaratiba. Vendimi u mor sot, pas një shiu të rrëmbyer, i cili e përmbyti atë, që u quajt “Campus Fidei”, shndërruar sot në një det balte. Zona e Guaratibës mund të zinte mbi dy milion vetë. Kështu, dy ngjarjet e mëdha do të kremtohen atje, ku u kremtua Mesha e hapjes, në sa shumë grupe shtegtarësh vijojnë të arrijnë në Rio, pikërisht për të qenë pranishëm në kulmet e festës rinore, ku priten 2 milion vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.