2013-07-26 12:36:29

Kopakabana e Rio-de-Zhanéjro-s


Lagje e zonës jugore të Rio-de-Zhanéjro-s, e famshme për plazhin e saj: 4 kilometra shtruar me një rërë të imtë, tejet të përshtashme për çlodhje. Jo më pak e famshme, për festat dhe fishekzjarret, që krijojnë arabeska mahnitëse posaçërisht natën e ndërrimit të moteve. Tribuna e ngritur me këtë rast, është krijim i drejtorit artistik, Abel Gomes, i cili u frymëzua nga valëzimet e parregullta të maleve të Rios. Autori e quajti veprën e tij, skulpturë me 4 mijë metra katrore. Për ndërtimin, u desh të vendosen katër platforma rrethore me lartësi të ndryshme, të bashkuara me një shkallë. Në mes është platforma për ngjitjen e veturës papnore. Mbrapa Papës është vendosur një ekran i madh, 15 metrash. Tribuna zë një mijë vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.