2013-07-26 17:19:33

DBR-së. Papa Françesku, tweet të rinjve: “Çfarë feste të paharrueshme në Kopakabana!”


Mase një milion buzëqeshje, një milion përshëndetje e lot, një milion mirëseardhja Papës, në një apoteozë që bashkoi në një përqafim të vetëm të rinjtë e Papën Françesku, i cili në një tweet të sotëm ka shkruar: “Çfarë feste të paharrueshme të mikpritjes në Kopakabana! Zoti ju bekoftë të gjithëve”. Kjo pra është atmosfera që mbizotëroi mbrëmë në plazhin e famshëm të Rio de Zhanjeros, në një natë të shndritur nga gëzimi në ceremoninë e pritjes për Papën Françesku e të rinjtë e mbarë botës ardhur në Ditën botërore të rinisë. Të rinjve Papa u tha: “Feja është revolucioni i vërtetë i jetës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.