2013-07-25 15:59:34

Papa bekon flamujtë e lojërave olimpike 2016 e të kampionatit botëror të futbollit 2014


Papa Françesku bekoi flamujtë zyrtarë të Lojërave Olimpike, që do të zhvillohen në vitin 2016 në Brazil, e të kampionatit Botëror të futbollit, që do të mbahet gjithnjë në Brazil në vitin 2014. Papa Françesku takoi në “Pallatin e Qytetit” të Rio de Zhanejros një grup atletësh, ndërmjet të cilëve edhe futbollisti i njohur Pelè. Gjatë kësaj ngjarje Papa Bergoglio falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre. “Kemi bekuar flamujt e imazhet fetare. Mirdita të gjithëve! Të falënderoj shumë për praninë tuaj këtu në këtë moment e tani, nga zemra, dua t’ju jap bekimin të gjithëve, familjeve tuaja, miqve tuaj, lagjes, të gjithëve”, tha Papa.







All the contents on this site are copyrighted ©.