2013-07-25 16:31:18

DBR-së: dita e katër e Papës Françeskut në Brazil


Dita e katërt e Papës në Brazil, është ditë jashtëzakonisht e ngarkuar, do të kulminojë në mbrëmje, me festën e pritjes të të rinjve nga mbarë bota buzë detit Kopakabana. Paradite, Papa kremtoi Meshën në mënyrë private në rezidencën Sumarè. Gjatë homelisë së Meshës Papa iu kthye përsëri "kontrastit që ekziston ndërmjet përvujtërisë, që i kërkohet njeriut besimtar dhe ligështisë, që nganjëherë kërkon edhe në Kishë, karrierë e prestigj”.
Pastaj Papa Françesku shkoi në Pallatit da Cidade, seli e kryetarit të bashkisë së Rio de Zhanjeros, ku iu dorëzuan çelësat e qytetit. Më pas në “Pallatin e Qytetit” të Rio de Zhanejros, Papa Françesku bekoi flamujt zyrtarë të Lojërave Olimpike, që do të zhvillohen në vitin 2016 në Brazil, e të kampionatit Botëror të futbollit, që do të mbahet gjithnjë në Brazil në vitin 2014. Papa Françesku takoi në “Pallatin e Qytetit” të Rio de Zhanejros një grup atletësh, ndërmjet të cilëve edhe futbollisti i njohur Pelè. Gjatë kësaj ngjarje Papa Bergoglio falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre. “Kemi bekuar flamujt e imazhet fetare. Mirdita të gjithëve! Të falënderoj shumë për praninë tuaj këtu në këtë moment e tani, nga zemra, dua t’ju jap bekimin të gjithëve, familjeve tuaja, miqve tuaj, lagjes, të gjithëve”, tha Papa.
Pas kësaj ngjarje Papa Bergoglio vizitoi Kishën e Shën Emilianit, ku bekoi altarin e përshëndeti besimtarët e fëmijët që prisnin të takonin Papën e të merrnin prej tij bekimin Hyjnor.
Nga Kisha e shën Emilianit Papa Bergoglio u zhyt në botën e njerëzve të mënjanuar që jetojnë në falevas, duke vizituar një prej 700 favelas karioka, atë të Varzhinjës. Këtu, në periferi të Rio de Zhanjeros Papa u prit nga të varfrit me një entuziazëm të papërmbajtur. Zemra e “favelados” hapet për Papën i cili përqafon banorët e Varzhinjës, në realitetin e tyre të zhytur në mjerim, të cilët sot në Atin e Shenjtë gjetën dinjitetin e humbur e urojmë edhe shpresën për një të ardhme më të mirë.
Ngjarja e fundit kësaj dite, është ajo e pritjes të të rinjve nga mbarë bota, pjesëmarrës të Ditës së 28-të Botërore të Rinisë, buzë detit në Kopakabana në Rio. Ngjarja mbahet në ora 23 sipas orës evropiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.