2013-07-24 10:22:34

Dita tretë e Papës në Brazil


Dita e tretë e Papës Françeskut në Brazil. Nderimi i Zojës së Bekuar në shenjtëroren e Aparaecida-s, pajtore qiellore e Brazilit, dhe vizita në spitalin Shën Françesku në Rio, specializuar për kurimin e të përdoruesve të drogës, janë dy momentet e veçanta të ditës së tretë të Papës Françeskut në Brazil.
Në Aparecida, shenjtërorja e parë e Brazilit, kushtuar pajtores qiellore të Vendit të madh të Amerikës Latine, Papa Françesku nderon figurën e Virgjërës Mari në “Sallën e 12 apostujve” e pastaj, brenda në bazilikë, kremton Meshën me ipeshkvijtë e provincës.
Papa Bergoglio do të jetë për drekë në seminarin Bon Jesus, pas dreke do të kthehet në Rio. Këtu do të vizitojë spitalin Sao Francisco de Assis, në lagjen Tijuca, ku do të vizitojë strukturën shëndetësore e do të mbajë një fjalim.
Kthimi në rezidencën Sumaré, ku Papa banon gjatë këtyre ditëve në Brazil, parashikohet rreth orës 20 lokale. Orari i Brazilit është pesë orë pas orës evropiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.