2013-07-23 11:50:51

Rezidenca e Sumaresë


Ati i Shenjtë do të banojë në rezidencën e Sumaresë, mbi një kodër me lartësi 400 metra. Është selia private e kryeipeshkvit të Rios, përmbi kepin e gjelbërt të Sumaresë, mbi shpatet e Serra da Karioka. Rezidenca bën pjesë në një kompleks ndërtesash, ku ndodhet edhe një Qendër e madhe studimesh për takime kulturore, kurse informimi e ushtrime shpirtërore. Zakonisht Papa strehohet në nunciaturë, por këtu nuk jemi në kryeqytet, prandaj u zgjodh i njëjti vend, ku qe strehuar edhe Gjon Pali II, kur ndodhej në Rio. Është vend i qetë, i rrethuar me blerim, ku të pushon syri.








All the contents on this site are copyrighted ©.