2013-07-23 11:49:54

Episkopati i Amerikës Latine dhe i Karaibeve


Episkopati i Amerikës Latine dhe i Karaibeve formohet nga 22 Konferenca Ipeshkvnore: Antilet, Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Kuba, Ekuadori, El Salvadori, Guatemala, Haiti, Hondurasi, Meksika, Nikaragua, Panamaja, Paraguaji, Peruja, Porto Riko, Republika Domenikane, Uruguaji, Venezuela.
Sigla me të cilën njihet është CELAM. U miratua nga Papa Piu XII më 2 nëntor 1955, ndërsa statutet fillestare, nga Papa Pali VI në vitin 1974 e, statutet aktuale, nga Papa Gjon Pali II më 2004. CELAM-i e ka selinë në Bogota dhe shërben si organizëm kontakti, bashkëpunimi e shërbimi për 22 Konferencat Ipeshkvnore të Amerikës Latine, që përfaqësohen në të nga Kryetari dhe nga një delegat. Studion problemet me interes të përbashkët, duke kërkuar zgjidhje përmes koordinimit të veprimtarive katolike, promovimit të nismave të ndryshme, përgatitjes së Konferencës së Përgjithshme të Episkopatit Amerikanolatin, kur vendos ta mbledhë Selia e Shenjtë, me të cilën mban lidhje të vazhdueshme.
Konferencat kanë rëndësi të jashtëzakonshme për jetën baritore të Kishës Katolike dhe kanë lënë gjithnjë gjurmën e tyre në historinë e kontinentit. Teksti përfundimtar i Konferencës së pestë, që u zhvillua në vitin 2007, i njohur si “Dokumenti i Aparesidës”, nga emri i vendit, fillon me hyrjen e shkruar nga kryeipeshkvi i atëhershëm i Buenos Ajresit, kardinali Horhe Mario Bergolio, Papa aktual, Françesku. Ai ua dhuron atë të gjithë krerëve të shteteve amerikanolatine, që pret në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.