2013-07-23 14:33:22

Dita e dytë e udhëtimit të Papës në Brazil.


Pas një ceremonie entuziaste mirëseardhjeje e pas përqafimit të përzemërt të popullit brazilian – edhe pse me ndonjë problem trafiku e manifestimi – Papa Françesku kalon sot ditën e dytë të udhëtimit të tij në Brazil, për Ditën e 28-të Botërore të Rinisë, e cila do të hapet gjatë natës së sotme (sipas orës evropiane), me kremtimin e Meshës në Kopakabana të Rio-de-Zhanejros. Në këtë kremtim do të marrë pjesë krejt delegacioni që ndjek Atin e Shenjtë, por jo edhe vetë Papa Bergolio, i cili, sot, pushoi, në mënyrë që të përballojë më pas të gjitha veprimtaritë e dendura të ditëve të ardhshme. Mesha do të kryesohet nga kryeipeshkvi i Rios, imzot Orani Zhoao Tempesta.







All the contents on this site are copyrighted ©.