2013-07-22 14:26:23

Papa Françesku dërgon kardinalin Skola në Nish për 1700-vjetorin e Ediktit të Milanos


Papa emëroi të dërguarin e tij të veçantë për festimet e 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos në Nish të Serbisë. Ai është kryeipeshkvi i qytetit verior italian, kardinali Anxhelo Skola. Kremtimet do të zhvillohen më 20 e 21 shtator, në vendin ku ka lindur vetë perandori Kostandin, i cili lejoi praktikimin e lirë të fesë. Kujtojmë se nga janari i vitit 2010, Patrik i Kishës serbe është Irinej, zgjedhur nga Sinodi ortodoks pas vdekjes së Patrikut Pavle. Ai udhëheq një Kishë, që numëron 11 milion besimtarë ortodoksë, të cilët jetojnë jo vetëm në Serbi, por edhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë, në SHBA-të, në Australi e në Evropën perëndimore.







All the contents on this site are copyrighted ©.