2013-07-22 15:59:41

Kisha Katolike në Brazil


Kisha Katolike në Brazil, që përbëhet nga 165 milion katolikë (84,5% e popullsisë), në dhjetëvjeçarin e fundit, karakterizohet nga një gjallëri e veprimtari e jashtëzakonshme. Kjo duket si nga të dhënat statistikore si dendësia e famullive, detyrat baritore, etj., ashtu edhe nga numri i thirrjeve e i shugurimeve meshtarake.
Kisha ka arritur tashmë t’ia përshtasë strukturat e veta numrit në rritje të katolikëve, duke e shtuar numrin e famullive, për të ulur dendësinë e besimtarëve, që shërbehen nga meshtarët e një famullie. Gjithsesi, një famulli braziliane mbulon rreth 15 mijë vetë. Çdo famulli i jep Kishës, mesatarisht, 1,92 meshtarë në vit (statistikat janë të vitit 2011). Po më 2011, seminaristët arritën numrin 8.956, 1,4% më shumë se para dhjetë vjetësh. Ndërkaq, u shuguruan meshtarë 547 vetë, numër, që regjistroi një rritje prej 28,7% në krahasim me vitin 2001.
Veprimtaria e Kishës Katolike në Brazil shtrihet në çdo fushë të jetës civile, shoqërore, edukative dhe administrative të vendit. Gjatë vitit 2011 funksiononin 6.882 shkolla katolike, me rreth 2 milion nxënës, si edhe 8.597 qendra e institucione të ndryshme asistence e bamirësie.







All the contents on this site are copyrighted ©.