2013-07-19 16:20:47

Vatikani, i ftuar nderi në Sallonin e librit, Torino 2013


Shteti i Vatikanit do të jetë vendi i ftuar nderi në Sallonin e librit, Torino 2014, në program më 8 deri më 12 majin e ardhshëm. Njoftimin e dha këto ditë, në Torino, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone. Delegacioni, që do të përfaqësojë Selinë e Shenjtë, do të kryesohet nga kardinali Xhanfranko Ravazi, kryetar i Këshillit Papnor të Kulturës, ndërsa përgjegjës operativ, do të jetë drejtori i Shtëpisë Botuese të Vatikanit, don Gjuzepe Kosta. Vendi i ftuar nderi, sipas traditës, është i pranishëm në Sallonin e Torinos me një qoshk të vetin dhe organizon një program me diskutime dhe lexime. Më hollësisht na flet don Gjuzepe Kosta:

Përgjigje: - Programi duhet realizuar, duhet përgatitur. Javën e ardhshme do ta përgatisim këtë program, me kardinalin Xhanfranko Ravazi, kryetar i delegacionit të Vatikanit. Do të jetë, natyrisht, një program, që do të paraqesë fytyrën kulturore të Selisë së Shenjtë në të gjitha aspektet: nga Muzetë, te Biblioteka, tek Shtëpia Botuese e Vatikanit, Arkivi... Me një fjalë, të gjithë komponentët, që kanë prodhim editorial, do të gjejnë vendin e tyre në këtë mjedis.

Pyetje: - Me çfarë fryme organizohet kjo ngarje e cilat janë qëllimet?

Përgjigje: - Fryma, natyrisht, është ajo e shërbimit, por me vetëdijën se pasuria kulturore e Selisë Apostolike është me cilësi shumë të lartë, e kjo kërkon vëmendje e impenjim.









All the contents on this site are copyrighted ©.