Dita Botërore e Rinisë lindi pas dy takimeve të të Lumit Gjon Pali II me të rinjtë,
në Sheshin e Shën Pjetrit. Takimi i parë ishte ai i 1984-s, me rastin e Jubileut të
jashtëzakonshëm të Shëlbimit. I dyti, më 1985, gjatë Vitit Ndërkombëtar të Rinisë,
shpallur nga OKB-ja. Një vit më pas, me “Letrën e Papës drejtuar të rinjve”, u themelua
Dita Botëore e Rinisë. Që asokohe Dita organizohet një vit si kremtim dioqezan
lokal e vitin tjetër, si takim i madh ndërkombëtar me Papën. Kremtimi lokal organizohet
të Dielën e Larit. Dioqeza e Romës e kremton në Sheshin e Shën Pjetrit, në praninë
e Papës, e, me këtë rast, u dorëzohet edhe Kryqi i drunjtë të rinjve, që do ta mikpresin
një vit më pas takimin ndërkombëtar. E kështu, çdo dy vjet në fillim, e pastaj çdo
tre vjet, të rinjtë katolikë të mbarë botës mblidhen rreth Papës në një takim ndërkombëtar.
Njëkohësisht me takimin ndërkombëtar, organizohet edhe Forumi i të rinjve, në
të cilin marrin pjesë delegatë përfaqësues të dioqezave, të lëvizjeve e të shoqatave
rinore. Rezultatet, pastaj, i paraqiten Papës, në kremtimin përfundimtar të DBR-së.
Në përfundim të kremtimit të Ditës Botërore, Papa njofton zakonisht vendin dhe datën
e takimit të ardhshëm ndërkombëtar. Por si e ku nisi e si e ku vijoi Dita Botërore
e të Rinjve? Nisi në Romë, në Sheshin e Shën Pjetrit...
I - 23 mars 1986
- Kremtim dioqezan: “Gjithmonë të gatshëm t’i jepni përgjigje kujt kërkon prej
jush arsyen e shpresës, që keni në shpirt” (1 Pjt 3, 15) II - 11 prill
1987 – Buenos Aires: “Ne e njohëm dashurinë që ka Hyji për ne dhe i besuam”
(1Gjn 4-16) III -27 mars 1988 - Kremtim dioqezan: “Bëni
gjithçka t’ju thotë Ai!” (Gjn 2,5) IV- 19-20 gusht 1989 – Santiago
i Kompostelës: “Unë jam rruga, e vërteta, jeta” (Gjn 14,16) V
- 8 prill 1990 – Kremtim dioqezan: ”Unë jam hardhia, ju shermendët”
(Gjn 15,5) VI - 14-15 gusht 1991 – Częstochowa: “Ju
keni marrë shpirtin, që ju bën bij të Hyjit (Rom 8,15) Pjesëmarrja e
parë e të rinjve shqiptarë VII - 12 prill 1992 – Kremtim dioqezan: “Shkoni
në mbarë botën e predikoni Ungjillin” (Mk 16,15) VIII - 14-15 gusht 1993
- Denver: “Erdha që të kenë jetë e ta kenë me begati!” (Gjn 10,10) IX
- 27 mars 1994 - Kremtim dioqezan: “Sikurse më dërgoi mua Ati, ashtu unë po
ju dërgoj ju!” (Gjn 20,21) X -14-15 janar 1995 – Manila: “Sikurse
më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju!” (Gjn 20,21) XI -31 mars 1996 - Kremtim dioqezan: “Te kush të shkojmë, Zotëri, vetëm
ti ke fjalët e jetës së pasosur” ( Gjn 6,68) XII -19-24 gusht
1997 - Paris: “Mësues ku banon? Ejani e shihni!” (Gjn 1, 38-39) XIII
-5 prill 1998 - Kremtim dioqezan: “Shpirti Shenjt do t’jua mësojë të
gjitha” (Gjn 14,26) XIV -28 mars 1999 - Kremtim dioqezan: “Ati
ju do!” (Gjn 16.27) XV - 15-20 gusht 2000 - Romë: “Fjala u bë
njeri e erdhi e ndenji ndër ne” (Gjn 1,14) XVI - 8 prill 2001 – Kremtim
dioqezan: “Në se ndokush dëshiron të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të
marrë kryqin e vet e të më ndjekë” (Lk 9,23) XVII -23-28 korrik
2002 - Toronto: “Ju jeni kripa e tokës… ju jeni drita e botës” (Mt 5,13-14) XVIII
- 13 prill 2003 – Kremtim dioqezan: “Ja nëna jote!” (Gjn 19-27) XIX
- 4 prill 2004 – Kremtim dioqezan: “Duam të shohim Jezusin!” (Gjn 12, 21) XX
- 16-21 gusht 2005 - Këln: “Kemi ardhur për ta adhuruar!” (Mt 2,2) XXI
- 9 prill 2006- Kremtim dioqezan: “Fjala jote është dritëz për këmbët e mia,
dritë për udhët e mia” (Ps. 118[119], 105) XXII - 1 prill 2007 – Kremtim
dioqezan: “Doni njëri-tjetrin! Sikurse unë ju desha ju!” (Gjn 13,34) XXIII
- 15-20 korrik 2008 – Sidnei: “Ju do të merrni fuqinë e Shpirtit Shenjt, i
cili do të zbresë dhe ju do të bëheni dëshmitarët e mi” (At 1,8) XXIV
- 5 prill – Kremtim dioqezan: “I kemi shpresat në Zotin e gjallë” (1 Tm
4,10) XXV - 28 mars 2010 – Kremtim dioqezan: “Mësues i mirë, çka
duhet të bëj për të fituar jetën e pasosur?” (Mk 10,17) XXVI - 18-21
gusht 2011 – Madrid: “Të rrënjosur e të bazuar në Krishtin, të fortë në fe”
(Kol 2,7) XXVII – 1 prill 2012 Kremtim dioqezan “Gëzohuni gjithmonë
në Zotin”(Fil 4,4). XXVIII – 22-29 korrik 2013 - Rio-de-Zhanéjro “Shkoni
e bëni dishepuj të gjithë popujt!’(Mt 28,19)