2013-07-19 15:11:12

Shpresa që lind: himni i Ditës së 28-të Botërore të Rinisë 2013


Himni i DBR-së 2013

Më vulose përgjithmonë,
Shëlbues me dashuri,
Ti, që në Korkovado,
Botën pushton me mirësi.

O Krisht, ti ne na fton:
“Të jini miq bujarë”.
E të gjithëve na dërgon,
Në botë si lajmëtarë.

Po lind pranverë e re,
E shpresa po bulon.
Ti Fjalë e Zot i gjallë
Që fenë e vërtetë na dhuron.
Kështu qoftë toka gjithmonë
E bota gjithnjë qoftë e re,
‘Jo’ mërisë e luftës ‘jo’,
Veç paqe mes nesh e hare!

O Krisht, ti ne na fton:
“Të jini miq bujarë”.
E të gjithëve na dërgon,
Në botë si lajmëtarë.

Nga lindja në perëndim,
Më mure nuk ka, si më parë,
E s’ka më perde metali,
Që botën më dysh patën ndarë.
Nësa nëpër botë ne shkojmë,
Një flakë në shpirt na përvlon
Hiri yt na prin kur shtegtojmë
E ti, o Zot, na bashkon!

O Krisht, ti ne na fton:
“Të jini miq bujarë”.
E të gjithëve na dërgon,
Në botë si lajmëtarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.