2013-07-19 16:20:19

DBR-së- entuziazmi i të rinjve, tashmë në Rio


Tashmë kanë arritur në Brazil shumë të rinj, të ardhur nga mbarë bota për të marrë pjesë në DBR-së, që do të nisë zyrtarisht të martën e ardhshme. Papa do të jetë në qytetin karioka të hënën pasdite. Festa e mikpritjes të të rinjve do të kremtohet të enjten mbrëma në bregdetin e Kopakabanës. Ndërmjet tyre, edhe grupi përfaqësues i të rinjve shqiptarë, prej 12 vetësh. Por, të dëgjojmë zërat e disa të rinjve, nga Brazili, në mikrofonin e të dërguarës sonë në Rio, Marina Tomarro:

Pyetje: Pas pak do të arrijë edhe Papa Françesku: si po i jetoni këto çaste?

Përgjigje: - I jetojmë me gëzim të pamasë, sepse dëshirojmë ta njohim Papën e ri, që është me të rinjtë e për të rinjtë. Prej këndej ‘Rroftë Papa!”. Mezi presim ta takojmë.

Pyetje: - Ç’emocione ju ngjall prania në Rio?

Përgjigje: - Është pjesa tjetër e botës! Emocion, që ta ngjall menjëherë pamja e hartës. Të kujton se je në anën tjetër të botës, larg, tepër, nga vendi yt.

Pyetje: - Ty, ç’të shtyu të vish këtu?

Përgjigje: - Sigurisht figura e jashtëzakonshme e Papës.

Përgjigje: - Jemi këtu kryesisht për të dhënë dëshminë e fesë sonë, në një çast takimi kaq të madh. E jemi për t’u shtrënguar rreth një Bariu të madh, Papës Françesku, e të japim dëshmi edhe për shokët tanë universitarë, që ta shikojnë konkretisht sa gjë e bukur është ta jetosh jetën e mirë të Ungjillit.

Pyetje: - Po ti, që je vullnetare, a mund të na tregosh ç’do të thotë të jesh vullnetare për DBR-së?

Përgjigje: - Të bësh vullnetaren është përgjegjësi e madhe për të gjithë ne. Kemi role shumë të rëndësishme: nga katekizmi, tek kordoni i sigurisë, kur të kalojë Papa, tek shërbimi i çadrave... Tani nis festa.

Pyetje: - Si e prisni ardhjen e Papës?

Përgjigje: - Me krahë hapur, si Krishti, Mbret Shëlbues, që është këtu, përmbi ne!
Entuziazëm rinor, pra, e qindra mijëra të rinj së bashku, në anën tjetër të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.