2013-07-18 13:45:53

Më 18 korrik kujtojmë dom Alfon Tracki, martir


Dom Alfons Tracki, lindi më 2 dhjetor 1896 në një familje, që ishte shumë e ndikuar nga një traditë luftarake në Bleischwitz/ Bliszezyce (Wroclaw) me prejardhje polake.
Pasi mbaroi studimet teologjike në Bosnje në vitin 1920, u transferua në Shkodër (Shqipëri) si misionar.
Ishte shumë i zellshëm në ushtrimin e veprimtarisë së tij meshtarake e shumë i ndjeshëm kundrejt problemeve shoqërore, gjithmonë me një shpirt të krishterë.
Organizoi grupin “Viribus Unitis”, duke mbledhur kështu shumë të rinj, të cilët i formonte me vlera të krishtera e njerëzore, shpirtërore e kombëtare. Hapi një shkollë për fëmijët më të mëdhenj se dhjetë vjeç.
Luftoi me ngulm traditat e këqija si hakmarrja dhe marrja e gjakut. Gjithmonë, për këto probleme, ofronte një zgjidhje të krishterë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, dom Alfons Tracki, disa herë u bë ndërmjetësues tek oficerët gjermanë për të liruar shumë shqiptarë, ndër të cilët kishte edhe të rinj komunist, edhe pse e dinte mirë rrezikun që mund të sillte teoria ateiste e komuniste për popullinë e besimet fetare në përgjithësi.
Kontribuoi shumë edhe në krijimin e një ekuilibri më të mirë të bashkëjetesës e të dashurisë reciproke ndër bashkësitë fetare të pranishme në vend.
Ia kushtoi vetveten formimit të klerikëve: ishin 14, gjashtë u masakruan dhe u pushkatuan nga komunistat, kurse pesë vdiqën pas një burgimi të gjatë.
Gjatë gjyqit, sipas Atë Konradit o.f.m., bëri këtë deklaratë: “… nuk më vjen keq aspak se po vdes bashkë me vëllezërit e mi, sepse, për sa kam mundur, kam kontribuar edhe unë me ju, për të mirën tuaj dhe të fesë së Krishtit”. U pushkatua më 18 korrik 1946.







All the contents on this site are copyrighted ©.