2013-07-17 17:03:44

Papua Guinea e Re. ‘Jo’ e Kishës vendase për ndalimin e feve jo të krishtera


“Absurd e tronditës”: kështu e quan Kisha vendase, përmes një note dërguar agjencisë Fides, miratimin e një mocioni, që ndalon kultin e feve jo të krishtera në vend, nga dy Dhomat e Parlamentit. Një vendim i tillë, sipas Kishës, e cila mbron gjithnjë vlerën e lirisë fetare, i kundërvihet dhjetëvjeçarëve të fitoreve e të progresit në fushën e të drejtave të njeriut. Pa harruar se feja e vërtetë nuk pyet fare për nene kushtetuese.







All the contents on this site are copyrighted ©.