2013-07-17 12:01:56

Papa Françesku: të mbrohet jeta nga zënia deri në vdekjen e natyrshme


Në një mesazh drejtuar katolikëve të Irlandës, Skocisë, Anglisë dhe Uellsit, Papa Françesku fton për mbrojtjen e jetës nga zënia, në vdekjen e natyrshme. Duke e marrë shtytjen nga kremtimi vjetor i Ditës për jetën, kremtuar në Ishujt britanikë në data të ndryshme, nënvizon vlerën e paçmueshme të jetës njerëzore.
“Edhe më të ligështit, më të brishtit, të sëmurët, pleqtë, të palindurit e të varfërit, janë kryevepra të krijimit të Hyjit, bërë sipas shembëlltyrës së tij, paracaktuar të jetojnë përgjithmonë e jetës, të denjë për të gëzuar nderimin e respektin më të madh”.
Papa larton drejt qiellit lutjen e tij, që Dita kushtuar jetës të kontribuojë për të siguruar mbrojtjen e përhershme për çdo jetë njerëzore.
Tema e ditës: “Ruaje jetën. Ia vlen!”, është shkëputur nga homelia e shqiptuar nga kardinali i asokohshëm Bergolio, në një Meshë për nder të pajtorit të grave shtatzëna, Shën Raimond Nonato, rregulltar spanjoll i shekullit XIII që, sipas traditës, u nxor nga trupi i s’ëmës një ditë pasi kishte dhënë shpirt. Në qendër të edicionit 2013, vëmendja për fëmijët e palindur dhe nënat e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.