2013-07-16 16:14:07

Zëri i Radio Marisë shkon edhe në Indi


Zëri i Radio Marisë mbërrin edhe në Indi. Ditëve të kaluara, në qytetin Cochin, në Shtetin Kerala, është përuruar selia e Radio Marisë Indiane, në praninë e përfaqësuesve të komuniteteve fetare e civile, ndërmjet të cilëve edhe ipeshkvi i Cochin-it imzot Joseph Kariyil, që bekoi strukturën. Hapja e selisë radiofonike, shpjegohet në një njoftim të World Family of Radio Maria, përbënë realizimin e njërit ndër projektet e financuara në kuadrin e fushatës së solidaritetit Mariathon. “Jemi të bindur – pohoi atë Raphael Kootumghal, drejtori i radios – që Nëna jonë do të ndihmon. Falë misionarëve që kanë përkushtuar jetën e tyre për përhapjen e fesë katolike, devocioni ndaj së lumes Mari Virgjër është thellësisht i rrënjosur ndër familje”.







All the contents on this site are copyrighted ©.