2013-07-15 18:13:00

E predikimi i Papës Bergoglio ndër vende të para që kërkohen në librari


Suksesi mediatik i predikimit të Papës Françesku është shndërruar në një sukses editorial vërtetë të veçantë. Në librari të mase gjysmës së botës, në vende të para të klasifikimit, gjendet Enciklika e tij e parë, ‘Lumen fidei’. Drita e fesë është një enciklikë e cila përqendrohet mbi botëkuptimin themelor të transmetimit të fesë e vë në qendër metaforën e lashtë të dritës kaq të dashur për Platonin e Shën Agostinin. E edhe të libraritë e Italisë, librat e Papës Bergoglio janë në vende të larta të klasifikimit me në krye: Lumen fide (shtëpia botuese e Vatikanit Lev), pastaj Lutja sipas pesë gishtave (botuar nga Paoline), Letra enciklikë (Edb) e shumë vepra tjera. Jo rastësisht në Sallonin e librit që së shpejti do të mbahet në Torino, mysafir nderi do të jetë Vatikani. Nuk dihet nëse Papa, me kthimin e tij në zanafillën e krishterimit, do të depërtojë në ndërgjegjet e dremitura të Perëndimit, ndërkohë ka depërtuar në librari.







All the contents on this site are copyrighted ©.