2013-07-12 14:10:16

Të dielën, lutja e parë e Engjëllit të Tënzot nga Kastel Gandolfo


Të dielën, 14 korrik, Papa Françesku do të kremtojë lutjen e parë të Engjëllit të Tënzot nga Kastel Gandolfo. Do të jetë hera e dytë që Papa shkon në qytezën e kështjellave, ku ndodhet edhe selia verore e papëve, pas vizitës së 23 marsit, për takimin historik me Papën e nderit, Benediktin XVI.
Papa do të arrijë në selinë e Kastel Gandolfos rreth orës 9.30, me automobil. Takimi i parë, me nëpunësit e Vilave papnore. Më pas Papën do ta përshëndesë ipeshkvi i Albanos, imzot Marcelo Semeraro dhe personalitete të tjera kishtare e shtetërore. Në përfundim të takimit të shkurtër, Ati i Shenjtë do t’ua kthejë përshëndetjen të pranishmëve, duke i falënderuar për pritjen.
Në mesditë, kremtimi i Lutjes së Engjëllit të Tënzot nga porta qëndrore e Pallatit Apostolik. Pastaj, dreka me bashkësinë rregulltare jezuite të Vrojtores astronomike të Vatikanit, drejtuar nga një argjentinas, atë José Gabriel Funes.Ati i Shenjtë Bergolio u rikthye në Vatikan pasdite.







All the contents on this site are copyrighted ©.