2013-07-12 16:31:14

DBR: Papa jep ndjesën e plotë, shprehje e Dashurisë përdëllyese të Hyjit


Papa Françesku u jep ndjesën e plotë dhe të pjesshme të gjithë pjesëmarrësve në Ditën Botërore të Rinisë, që do të kremtohet më 22 deri më 28 korrik, në Rio-de-Zhanéjro të Brazilit. Pendestaria Apostolike botoi Dekretin përkatës. Ndjesa mund të fitohet me kushtet e zakonshme (pas Rrëfimit, Kungimit e lutjes sipas ndjeteve të Papës), edhe nga ata, që nuk mund të marrin pjesë drejtpërdrejt, në Rio, por janë shpirtërisht të pranishëm në kremtimet e DBR-së, të cilat i ndjekin me devocion përmes mjeteve të komunikimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.