2013-07-08 15:47:27

Lutja e Papës drejtuar Zojës Bekuar, ‘Yll i Detit’: mbrojtje për mëgimtarët, kthesë për shfrytëzuesit


Në përfundim të Meshës se sotme ne Lampedusa, Papa Françesku i lartoi lutjen Marisë, Yll i Detit:

O Mari, Yll i Detit,
vrapojmë përsëri tek Ti,
për të gjetur paqe e strehë,
mbrojtje e ngushëllim.

O Nënë e Zotit, e Nëna jonë.
silli sytë e tu të ëmbël,
mbi të gjithë ata
që përballojnë rreziqet e detit çdo ditë,
për t’u siguruar familjeve një kafshatë bukë më shumë,
për të mbrojtur gjithësinë
për t’i shërbyer paqes ndërmjet popujve.

Ti, Pajtore e mërgimtarëve, e endacakëve,
ndihmoi me kujdes nëne, burrat, gratë, fëmijët,
e ikur nga trojet tyre, në kërkim të shpresës.
Takimi me ne e me popujt tanë
mos të shndërrohet në burim
të skllavërive të reja më të rënda,
të poshtërimeve të reja, më të dhimbshme!

Nënë e mëshirës,
lyp falje për ne që, të verbuar nga egoizmi,
mbyllur në vetvete,
burgosur në frikën tonë
nuk mendojmë më
për vuajtjet e vëllezërve.

Streha e mëkatarëve, ti nxirre hirin
e kthesës së zemrave të atyre,
që lindin luftë, mëri, varfëri,
që shfrytëzojnë vëllezërit e ligështinë e tyre
tregtojnë padenjësisht jetë njerëzore.

Model i dashurisë,
bekoi burrat e gratë vullnetmira,
që i mikpresin e u shërbejnë
atyre që shkelin në këto troje:
dashuria e marrë dhe e dhënë, qoftë përherë
farë e lidhjeve të reja vëllazërore,
e agim i një bote me paqë.
Amen!









All the contents on this site are copyrighted ©.