Akti i kushtimit të Shtetit të Vatikanit, Shën Mëhillit Kryeengjëll
O i lavdishëm Shën Mëhill Kryeengjëll, ti që i jep botës lajmin ngushëllues të
fitores së të mirës mbi të keqen: hapi dyert e shpresës në jetën tonë.
Vigjëlo
mbi këtë Shtet e mbi Selinë Apostolike, zemër e qendër e katolicitetit, që të
jetojë me besnikëri ndaj Ungjillit duke ushtruar virtytin heroik të dashurisë.
Zoti
i Gjithësisë të ka dhënë pushtet kundër forcave të armikut: çirrja maskën kurtheve
të Djallit e të shpirtit të kësaj bote. Na bëj fitimtarë kundër tundimeve të
pushtetit, të pasurisë e të shthurjes.
Qofsh fortesë kundër çdo intrige, që
kërcënon qetësinë e Kishës; qofsh rojtar i mendimeve tona, që na çliron nga
rrethimi i mendësisë së kësaj bote; qofsh ti udhëheqësi shpirtëror, që na mbështet
në betejën e mirë të fesë.
O i lavdishëm Shën Mëhill Kryeengjëll, që gjithnjë
kundron Fytyrën e Shenjtë të Zotit, na mbaj të patundur në udhën për Amshim. Amen