2013-07-04 13:07:50

Autoriteti vatikanas i Informacionit Financiar (AIF) pranohet në Grupin Egmont


Me rastin e Asamblesë së 21-të të përgjithshme, që zhvillohet në Sun City të Afrikës së Jugut, Grupi Egmont, në të cilin bëjnë pjesë Njësitë e Informacionit Financiar nga e gjithë bota, pranoi në gjirin e vet edhe Autoritetin e Informacionit Financiar të Selisë së Shenjtë e të Shtetit të Vatikanit. Pjesëmarrja në këtë grup si anëtar me të drejta të plota do të thotë shkëmbim më i lehtë informacionesh në luftën kundër krimeve financiare. “Pranimi i Autoritetit në Grupin Egmont – deklaroi drejtori, Rene Brylhart – tregon për njohjen e përpjekjeve sistematike të Selisë së Shenjtë dhe të Shtetit të Vatikanit për të zbuluar e luftuar riciklimin e parave dhe financimin e terrorizmit”. Grupi Egmont është themeluar në vitin 1995. Aktualisht, numri i anëtarëve të tij ka arritur në 130 vende.








All the contents on this site are copyrighted ©.