2013-07-02 14:57:12

Përurohet ekspozita etnografike e Pjetër Marubit në Romë


Sot në orën 19.00 përurohet në Romë, në ambientet e ambasadës së Republikës së Shqipërisë, ekspozita etnografike e Pjetër Marubit. Ajo është organizuar në bashkëpunim me shoqatën “Lin Delija”, që mban emrin e piktorit të shquar shkodran që ndërroi jetë në vitin 1994 dhe me shoqatën “Iliria” të Rietit. Fotografitë nga studioja e famshme e Shkodrës janë paraqitur më parë në Rieti. Kush dëshiron mund të shkojë për ta parë ekspozitën në selinë e ambasadës, via Asmara 5, deri më 7 korrik, nga ora 10 deri në orën 15.








All the contents on this site are copyrighted ©.