2013-07-01 15:30:43

Në muajin gusht anulohen audiencat e përgjithshme. Papa do të jetë në Kastel Gandolfo për festën e Të Ngjiturit të Zojës në Qiell


Në muajin gusht anulohen audiencat e përgjithshme të datave 7, 14, 21 e 28. Njoftimin e dha sot Prefektura e Shtëpisë Papnore. Audiencat e përgjithshme do të rifillojnë rregullisht nga e mërkura, 4 shtator. Në të dielat e gushtit, vijon njoftimi i Prefekturës, Ati i Shenjtë do t’i prijë lutjes mariane të Engjëllit të Tënzot në Vatikan. Të enjten, më 15 gusht, Solemniteti i të Ngjiturit të Zojës në Qiell, Papa do ta kremtojë Meshën në famullinë e Kastel Gandolfos e, më pas, edhe lutjen e Engjëllit të Tënzot nga Pallati Papnor i Selisë verore.







All the contents on this site are copyrighted ©.