Wollfarth: zgjedhjen në Shqipëri sipas standardeve
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka mbyllur dje misionin
e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Gjatë një pritej të organizuar me këtë rast, në Tiranë,
Wollfarth, shprehu vlerësim për zgjedhjet e sapo mbyllura dhe pranimin e rezultatit
nga partitë politike. "Ajo çka më gëzon më shumë, është se e shoh Shqipërinë në një
fazë të re, dhe në një shkallë të lartë dinjiteti, dhe kjo gjë më bën të ndihem më
mire", tha Wollfarth. Duke përgëzuar ata që sipas tij, fituan besimin e popullit,
Wollfarth tha se pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, zgjedhjet arritën të realizoheshin
me standarde. "Puna e OSBE është një punë që bëhet për Shqipërinë. Mua më ka pëlqyer
shumë puna në Shqipëri, pavarësisht se nuk ka qenë gjithmonë shumë e lehtë. Unë e
konsideroj misionin tim të përmbushur, megjithatë loja vazhdon", tha Wolfarth. Eugen
Wollfarth largohet nga Shqipëria për të shkuar në Kuvajt, ku do të nisë detyrën e
tij të re. Në pritje morën pjesë, krerët më të lartë të politikës, diplomatë dhe përfaqësues
të realitetit në Shqipëri.