DBR: kryeipeshkvi i Rios, ngjarje në përkim me protestat
Fryma e Ditës Botërore të Rinisë (DBR) që do të kremtohet në Rio-De-Zhanéjro nga 23
deri më 28 korrik, në praninë e Papës Françesku, është në përkim të plotë me manifestimet
popullore të protestës, që vijojnë në mbarë Brazilin. E deklaroi këtë në një intervistë,
dhënë faqes së internetit ‘G1’, kryeipeshkvi i Rios, përgjegjës për organizimin e
DBR-së në Brazil, imzot Orani Tempesta. “Britma për një botë më të drejtë pasqyrohet
në gjithçka propozon Dita Botërore e Rinisë. E në këtë drejtim kremtimi përkon me
këto kërkesa, tha prelati", që nuk harroi ta dënojë ushtrimin e dhunës e të vjedhjeve,
që po vërehen në shumë manifestime.Imzot Orani pohoi edhe se shumë të rinj vullnetarë,
që punojnë në Komitetin Organizues të DBR-së, kanë dalë në shesh, së bashku me familjet.
Një pjesë e mirë e atyre, që marrin pjesë në manifestime, janë katolikë, ndjekës të
rregullt të Kishës: “Besoj se i krishteri i mirë është jo vetëm i përshpirtshëm, por
edhe njeri me ndërgjegje politike”, pohon në përfundim imzot Tempesta.