2013-06-28 15:55:43

BE-ja miraton hapjen e negociatave për MSA me Kosovën


Në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt sot në Bruksel edhe formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën. Këtë e ka shpallur presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy. Më herët, Herman Van Rompuy ka shpallur nëpërmjet rrjetit social Twitter, se Bashkimi Evropian e ka miratuar vendimin për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian. Pritet që bisedimet me Serbinë të fillojnë në muajin janar të vitit të ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.