2013-06-27 14:31:55

Sfidat e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit


Në zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri fitoi koalicioni i majtë, fitore të cilën e pranoi lideri i koalicionit të djathtë, që humbi pushtetin, duke uruar kundërshtarin për mandatin që u dhanë qytetarët për qeverisje të Vendin. Në votimet e së dielës së kaluar në Shqipëri doli në pah një situatë të cilën pakkush e priste. Elementi i parë që në këto zgjedhje duhet vlerësuar është përfundimi i votimeve pa konflikte mes partive politike. Elementi tjerët për t’u theksuar, në krahasim me zgjedhjet e parafundit, është një pjesëmarrje më e lartë e votuesve. E sipas rezultatit përfundimtar shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve koalicioni i majtë fitoi në të gjithë Vendin me 991 118 vota ose 57.8 për qind. Ndërsa në këto zgjedhje, koalicioni i djathtë ka fituar 676 433 vota ose 39.4 për qind të mbështetjes së popullsisë. Në Parlamentin e ri të Tiranës, koalicioni i majtë do të përfaqësohet me 84 mandate, nga të cilat 66 PS, 16 LSI, 1 PBDNJ dhe 1 PKDSH. Ndërsa koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha do të ketë vetëm 56 mandate, nga të cilat 49 PD, 4 PDIU, 3 PR.
Elementi tretë i rezultateve, është dorëheqja e liderit të krahut të djathtë, pas 23 vitesh si kryetar i PD, duke njohur humbjen e uruar kundërshtarin e tij për fitoren. E elementi i katërt është fillimi i një periudhe të re qeverisjeje nga krahu i majtë, që ka para sfida të shumta e të rëndësishme të vendit. Mbi këto sfida e një perspektivë të re që po ravijëzohet pas ndryshimeve politike që ndodhën me zgjedhjet e 23 qershorit, që janë element përherë i rëndësishëm për Vendin, flasim me prof. Albert Nikolla..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.