2013-06-27 14:06:13

Delegati i Vatikan imzot Janusz takon ministrin e Jashtëm të Kosovës Hoxhaj


Delegati Apostolik i Vatikan, izmot J. Janusz priti në takim ministrin e Jashtëm të Kosovës E. Hoxhaj. Nunci Apostolik në Lubjanë, Delegat Apostolik i Selisë së Shenjtë për Kishën në Kosovë, imzot Juliusz Janusz, priti një takim në Lubjanë ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Gjatë takimit, ministri i Jashtëm kosovar E. Hoxhaj e informoi Nuncin Apostolik për progresin në Kosovë, me theks të veçantë për rëndësinë e vendimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, si kornizë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Ministri i Jashtëm kosovar Hoxhaj shprehi mirënjohjen dhe konsideratat e qytetarëve e të institucioneve të Kosovës për përkrahjen tradicionale që ka dhënë Selia e Shenjtë. Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj, përsëriti kërkesën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Kosovës. Ai po ashtu shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për një bashkëpunim të me Selinë e Shenjtë.
Delegati Apostolik i Vatikanit për Kishën e Kosovës, Nunci Apostolik imzot Juliusz Janusz, vlerësoi pozitivisht progresin e arritur në Kosovë, duke siguruar mbështetjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën në udhën e demokracisë e të vlerave shpirtëror.







All the contents on this site are copyrighted ©.