2013-06-22 15:07:12

Shtegtarë nga Breshia, tek Papa për 50-vjetorin e zgjedhjes së Palit VI në fronin e Shën Pjetrit


Dje, Ati i Shenjtë priti në audiencë rreth 4.300 shtegtarët e dioqezës së Breshës, ardhur në Romë për 50-vjetorin e zgjedhjes së Papës Pali VI në fronin e Shën Pjetrit. Para se të takoheshin me Papën, ata morën pjesë në meshën e kremtuar nga ipeshkvi i tyre, në Bazilikën e Vatikanit, së bashku me tri ipeshkvij të tjerë, me mëse njëqind meshtarë, në praninë e kardinalit Xhovani Batista Re.







All the contents on this site are copyrighted ©.