2013-06-21 18:34:39

Sonte në Shën Pjetër, Lëvizja e dashurisë familjare lutet për Papën


Të bashkuar rreth Papës Françesku: me këtë synim, Lëvizja e Dashurisë Familjare mblidhet për të nëntin vit radhazi, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, që të lutet për Atin e Shenjtë e papninë e tij. Kryesuar nga kardinali Anxhelo Komastri, lutja do të fillojë në orën 21.00 e do të zgjasë një orë. Të gjithë janë të ftuar. Gjithashtu, ajo mund të ndiqet edhe në faqen e internetit “amorefamiliare.it”.








All the contents on this site are copyrighted ©.