2013-06-21 12:48:06

Shqipëria voton të dielën për parlamentin e ri. Në mikrofonin tonë, zëdhënësi i ipeshkvijve katolikë


Të dielën, populli shqiptar do të votojë për legjislaturën e re. Me këto zgjedhje do të ligjërojë edhe për një katërvjeçar, deputetët e Parlamentit dhe koalicionin fitues, që do t’i japë Shqipërisë qeverinë e re. Në letrën e tyre, në fillim të fushatës zgjedhore, ipeshkvijtë katolikë i ftonin të gjithë njerëzit vullnetmirë ta përdorin votën në shërbim të atdheut, por vinin në dukje edhe një sërë dukurish negative, të cilat vazhduan të shfaqeshin gjatë fushatës. Për kë duhet votuar? Natyrisht, Kisha Katolike nuk mund të verë gishtin mbi një kandidat të caktuar, por siç shkruajnë ipeshkvijtë, mund t’u thotë të gjithëve: “...mos harroni se vota juaj duhet të shkojë aty ku ju thotë ndërgjegjja dhe për ato programe, që promovojnë vlerat më të mira njerëzore: të drejtat e pacënueshme të jetës, familjen dhe moralin, gur themeli për një shoqëri të shëndoshë. Vota juaj duhet të jetë për një Parlament që sjell një qeveri, e cila lufton pa kompromis korrupsionin, këtë plagë vdekjeprurëse për demokracinë në Shqipëri. Gjithashtu ju bëjmë thirrje të gjitha strukturave shoqërore dhe qytetarëve që të angazhohen për një Shqipëri pa vrasje dhe hakmarrje”.
Ne ia drejtuam mikrofonin zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvnore, Albert Nikolla, njëkohësisht, drejtor i Karitasit të Shqipërisë. Të dëgjojmë opinionin e tij…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.