2013-06-21 18:20:34

Mbyllet përkohësisht Shenjtërorja e Lurdës për shkak të kohës së keqe. Dy viktima në jug-perëndim të Francës


Një valë reshjesh me pasoja të rënda, po dëmton jug-perëndimin e Francës. Dy, viktimat e përmbytjeve. Vërshimi i ujërave nuk e ka kursyer as shenjtëroren e Zojës Lurdë, që u mbyll përkohësisht. U bllokuan, për shmangien e rreziqeve, të gjitha udhët devocionale, që çojnë mijëra shtegtarët, nga të katër anët e botës, tek Shpella e Masabielës ku, në vitin 1858, Zoja e Papërlyer iu duk Bernardetës Subirù. Folëm me atë Nikola Ventrilien, kapelan koordinator i besimtarëve të gjuhës italiane:

Përgjigje: - Nuk është thjesht përmbytje, po katastrofë. Situata është shumë më e rëndë se përmbytja e tetorit të kaluar, sepse në tetor u detyruam të mbyllim vetëm shpellën. Po tani kemi mbyllur gjithë shenjtëroren, sepse uji në shpellë këtë herë është ngjitur jo vetëm te elteri, por ka përmbytur dhe sakrestinë, duke lagur këmbët Shtatores së Zojës. Dje doli një rreze dielli e ne u munduam të vlerësojmë më mirë situatën, duke organizuar një mbledhje me ipeshkvin e rektorin. Druhemi se nuk do të mund ta rihapim shenjtëroren gjatë gjithë këtij viti. Prej këndej, i ftojmë besimtarët t’i ndërpresin shtegtimet në Lurdë. Po përpiqemi ta hapim së paku shpellën deri në fund të javës. Për të tjerat, duhet pritur.








All the contents on this site are copyrighted ©.