Kryeipeshkvi i Halebit, në Siri, i drejtohet G8-ës: “kemi nevojë për dialog e jo për
armë”
“Nuk kemi lajme për ipeshkvijtë tanë e as për dy priftërinjtë e rrëmbyer. Koha kalon
e nuk dimë ç’të mendojmë”. Me këto fjalë, kryeipeshkvi greko-melkit i Halebit, në
Siri, imzot Jean-Clement Jeanbart, e zbeh disi optimizmin, që u ndje ditët e kaluara
për fatin e prelatëve ortodoksë, rrëmbyer më 22 prill. E fjalët që shton, rëndojnë
edhe më: “Në Haleb, gjendja duket si më e qetë, por askush nuk e di ç’po përgatitet
për ne të gjithë”. Duke bërë të vetat fjalët e Papës Françesku për Sirinë, në letrën
drejtuar G8-ës, kryeipeshkvi thekson se “zgjidhja e problemit sirian me bisedime,
është e vetmja, që mund të merret parasysh. G8-ës i them se kemi nevojë për dialog
e jo për armë. Nëse situata mbetet kështu siç është, vihet në rrezik jo vetëm Siria,
por krejt rajoni e, bashkë me të, liria, bashkëjetesa dhe mbrojtja e pakicave”.