2013-06-17 13:43:04

Tweet i Papës Françesku: të lutemi me dashuri të krishterë për ata, që na zemërojnë


Në një botë, ku jeta e përshpejtuar na bën të zemërohemi më shpejt me njerëzit, pasi nuk kemi kohë t’u kushtojmë atyre vëmendjen e duhur, Papa Françesku shkruan kështu në Twitter: “Jemi të zemëruar me ndokënd? Të lutemi për të. Kjo është dashuria e krishterë”. Është ftesa e Atit të Shenjtë për t’u ndalur e për të reflektuar mbi faktin se kemi njeriun përpara, bashkudhëtarin tonë në udhën e jetës.







All the contents on this site are copyrighted ©.