2013-06-16 17:36:12

Emërohet prelati i ri “ad interim” i Ior: imzot Battista Mario Salvatore Ricca


Imzot Battista Mario Salvatore Ricca është prelati i ri ‘ad interim’ i Ior (Institutit për Veprat e Fesë). U emërua nga Komisioni kardinalor i mbikqyrjes së Institutit, me miratimin e Papës Françesku. “Në këtë funksion, deklaron atë Federiko Lombardi, drejtor i Sallës së Shtypit të Vatikanit, imzot Ricca do të ketë rolin e sekretarit të takimeve të Komisionit Kardinalor; do të jetë i pranishëm edhe në takimet e Këshillit drejtues, sipas Statuteve të Institutit”.
Imzot Battista Ricca, lindur në vitin 1956, në Offlaga, provincë e Breshias, bën pjesë në Shërbimin Diplomatik. Punon pranë Seksionit të parë të Sekretarisë së Shtetit e është drejtor i “Domus Sanctae Marthae”; “Domus Internationalis Paulus VI”; “Domus Romana Sacerdotalis” dhe “Shtëpisë së Shën Benediktit”. “Siç dihet, saktëson atë Lombardi, Prelati i mëparshëm në këtë rol, në vitet 2006 deri më 2010, ishte imzot Piero Pioppo, aktualisht nunc apostolik në Kamerun e në Guinenë Ekuatoriale.
Me emërimin e Ernst von Freyberg si President e imzot Battista Ricca si prelat, përfundon atë Lombardi, Komisioni kardinalor zuri dy vendet e rëndësishme, të parashikuara nga Statuti i Ior-it, që për ca kohë ishin ende bosh”.








All the contents on this site are copyrighted ©.