2013-06-14 18:03:24

Imzot Tomazi: “Të kapërcehet kriza ekonomike, duke vënë në qendër njeriun”


Të krijohen kushte për gjallërimin e një ekonomie, që vë në qendër të vëmendjes njeriun. Kështu u shpreh imzot Silvano Maria Tomazi, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së së Gjenevës, në fjalimin e mbajtur para sesionit të 102-të të Konferencës Ndërkombëtare mbi Punën, organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (Ilo).
E fortë, thirrja e imzot Tomazit për ta shikuar punëtorin si njeri e jo si burim konsumi, në reflektimin e gjërë kushtuar krizës ekonomike dhe ndikimit të saj negativ mbi jetën e të rinjve e të grave. Problemi i papunësisë, pohoi Kryeipeshkvi, shkaktohet shpesh nga një vizion pastërtisht ekonomik e nga shoqëri, që vënë në plan të parë vetëm fitimin, pa pyetur fare për drejtësinë shoqërore. Prej këndej, qëndrimi kritik kundër masave të marra nga politika, që kanë për qëllim t’u përgjigjen vetëm kërkesave të ndërmarrjeve e jo të punëtorëve. Është e nevojshme, prandaj, të krijohen kushte për rifillimin e zhvillimit ekonomik, të bazuar mbi punësimin dhe mbi një pakt të ri shoqëror, që vë në qendër njeriun, duke ndjekur parimin e ndihmës. Në vijim imzot Tomazi vuri në dukje rolin e rëndësishëm, që luan Ilo, kërkoi solidaritet pa interes dhe rikthim në etikë, për të rinuar botën e vjetëruar të punës.







All the contents on this site are copyrighted ©.