2013-06-13 14:45:47

Papa priti kryeministren e Sllovenisë: u ripohua angazhimi i Kishës në jetën shoqërore të Vendit


Papa Françesku priti sot paradite, në Vatikan, kryeministren e Sllovenisë, Alenka Bratusek. Në bisedime, njofton një deklaratë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, “u nënvizuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Sllovenisë dhe u ripohua vullneti i përbashkët për të vijuar në dialogun pozitiv mbi tema bilaterale si marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare e asaj civile, kontributin historik të Kishës katolike në jetën e Vendit dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së lirisë fetare, që sot ka një rol të posaçëm, për një zhvillim të harmonishëm të shoqërisë sllovene”. Në vazhdim të bisedimeve u trajtuan edhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Vendi në krizën aktuale ekonomike, rëndësia ndihmave sociale në favor të popullsisë dhe edukimi i rinisë”. Së fundi, “u shqyrtuan shkurtimisht edhe disa sfida e problematika me karakter ndërkombëtar”.







All the contents on this site are copyrighted ©.