2013-06-12 14:52:09

Mobilizim në Greqi, pas mbylljes së Radiotelevizionit publik, Etr


Valë e re protestash në Greqi, pas mbylljes së radiotelevizionit publik Etr, gjatë natës së djeshme. Masa është pjesë e planit për shkurtimin e shpenzimeve publike, imponuar nga Trojka – Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane. Për solidaritet, sektori privat i rrjetit të radiove e televizionit mbylli kanalet informative për një ditë.
Humbën punën 2.780 punonjës, për të cilët dolën në sheshe mijëra vetë në Athinë e Selanik. Etr, që mbahej nga shteti, por edhe nga një taksë e paguar prej qytetarëve, kishte 5 stacione televizive, 29 radio, faqe interneti, një revistë të përjavshme, si edhe Orkestrën Simfonike Kombëtare dhe Orkestrën e Muzikës Bashkohore. 700 punonjës do të nxirren në pension, ndërsa nuk dihet sa nga të tjerët do të merren në punë nga enti i ri i radiotelevizionit dhe save, thjesht do t’u jepet një shpërblim në para.







All the contents on this site are copyrighted ©.