2013-06-11 15:18:11

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kepit të Gjelbër mbi statusin juridik të Kishës


U nënshkrua sot në Pallatin Qeveritar të Republikës së Kepit të Gjelbër, në Praia, marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe këtij vendi për statusin juridik të Kishës Katolike. Normat e caktuara vënë rregull në martesën në kishë, vendet e kultit, institucionet katolike arsimore e edukative, mësimin e fesë në shkollë, veprimtarinë asistenciale-bamirëse të Kishës, kujdesin baritor për forcat e armatosura dhe praninë e meshtarëve në burgje e spitale, si edhe në regjimin patrimonial e fiskal. Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pas shkëmbimit të protokollit të ratifikimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.