Më 11 qershor kalendari kujton shën Barnabën Apostull.
Sot më 11 qershor kalendari kishtar përkujton Shën Barnabën Apostull. Quhej
Jozef, para se të lidhej me apostujt. Me origjinë nga Qipro, ai shiti gjithçka pati
dhe paratë që fitoi nga shitja e pasurive, i vuri tek këmbët e Apostujve, të cilët
që nga ai çast nisën ta thërrasin Barnaba, që do të thotë Bir i ngushëllimit. Në Veprat
e Apostujve, Barbana, paraqitet pikërisht përmes këtij gjesti, që flet për kthesë
rrënjësore të jetës së tij duke përqafuar udhën e Jezu Krishtit. Barnaba është
një figurë që del në plan të parë në bashkësinë e flaktë të krishterë të Jerusalemit
pas Rrëshajësh. Ndonëse u përket 72 nxënësve të Krishtit, thirret apostull. Gëzon
një respekt aq të madh ndërmjet të Dymbëdhjetëve, sa që ata e zgjedhin për të ungjillëzuar
Antiokinë. Shkrimet apokrife flasin për një udhëtim të Barnabës në Romë dhe martirizimin
e tij, rreth vitit 70 në Salaminë, ku u mbyt me gurë nga hebrenjtë e diasporës greke.